• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrja Bozhinovska në Baku: Një shans për Maqedoninë që të sigurojë investime të reja të gjelbra

Ministrja Bozhinovska në Baku: Një shans për Maqedoninë që të sigurojë investime të reja të gjelbra

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA)- Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në kuadër të delegacionit të lartë shtetëror të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, po merr pjesë në Konferencën e 29-të të Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike COP29 në Baku të Azerbajxhanit.

Në delegacion është edhe nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

COP29 është ngjarje globale që mbledh së bashku liderë botërorë dhe ekspertë nga mbi 70 vende. Temë e këtij samiti është “Investimi në një të ardhme të qëndrueshme” me fokus në transformimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit përmes inovacionit dhe teknologjive të reja. Ky samit vjetor ofron një platformë kyçe për vendet për të koordinuar përpjekjet për të reduktuar emetimet dhe për të promovuar burimet e rinovueshme.

Ministrja Bozhinovska theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë samit që paraqet një mundësi për Maqedoninë për të krijuar partneritete të reja ndërkombëtare dhe për të siguruar investime të reja në burimet e rinovueshme dhe infrastrukturën e qëndrueshme të energjisë, të cilat do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve afatgjata klimatike dhe zhvillimin ekonomik.

“Ngjarje të tilla na mundësojnë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me komunitetin global dhe mundësinë për të krijuar bashkëpunim që do të kontribuojë në kalimin tonë në energjinë e gjelbër”, tha Bozhinovska.

Foto: Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

QËNDRONI TË LIDHUR