• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministrja amerikane e Financave mbërriti në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë

Ministrja amerikane e Financave mbërriti në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë

 

Kiev, 27 shkurt 2023 (MIA) - Ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen, ka mbërritur në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë për të konfirmuar mbështetjen amerikane për Kievin në luftën me Rusinë.

Jelen u takua me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe zyrtarë të tjerë kyç të qeverisë vetëm disa ditë pas përvjetorit të parë të fillimit të luftës dhe përsëriti garancitë e dhëna javën e kaluar nga Presidenti Xho Bajden në Kiev.

"Amerika do të mbështesë Ukrainën aq sa është e nevojshme, i tha Jelen kryeministrit ukrainas Denis ShmIgal.

Ai, nga ana e tij, tha se të dy diskutuan për shtrëngimin e sanksioneve amerikane kundër Rusisë, si dhe "konfiskimin e fondeve të ngrira ruse dhe përdorimin e tyre për nevojat e rindërtimit të Ukrainës". Por jelen u tha gazetarëve gjatë një konference telefonike se kishte ende pengesa të rëndësishme ligjore për sekuestrimin e plotë të aseteve të bankës qendrore ruse me vlerë 300 miliardë dollarë.

Jelen paralajmëroi edhe dërgimin e 1.25 miliardë dollarëve të parë nga kësti i ri i ndihmës financiare dhe ekonomike nga Uashingtoni në Ukrainë në një vlerë totale prej 9.9 miliardë dollarësh.

Ministria e Financave e SHBA-së kumtoi se gjatë takimit të tyre me Zelenskin, Jelen e lavdëroi atë për "udhëheqjen dhe vendosmërinë e tij përballë luftës së paligjshme dhe të paprovokuar të Rusisë".

Ministria shton se gjatë bisedës Jelen i përshëndeti edhe veprimet e presidentit ukrainas për të përmirësuar menaxhimin administrativ të Ukrainës dhe luftën kundër korrupsionit – masa të nevojshme si garanci se ndihma ekonomike amerikane do të shpenzohet me përgjegjësi. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR