Ministria ruse e Mbrojtjes: Rrëzohen tre dronë ukrainas mbi mbi rajonin Kaluga, në afërsi të Moskës
- Mbrojtja ajrore ruse herët në mëngjes ka hasur tre dronë ukrainas mbi rajonin Kaluga, në jugperëndim të Moskës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:00, 16 gusht, 2023

Moskë, 16 gusht 2023 (MIA) – Mbrojtja ajrore ruse herët në mëngjes ka hasur tre dronë ukrainas mbi rajonin Kaluga, në jugperëndim të Moskës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Sistemet ruse për mbrojtje ajrore në kohë i zbuluan dhe shkatërruan të gjithë dronët. Nuk ka viktima apo dëme materiale”, njoftoi ministria në kanalin Telegram.
Si-En-En-i raporton se në muajt e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë sulme ukrainase në territorin rus, ndërsa Kievi paralajmëron se do të ketë më shumë.