• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes: Polonia provon me qëllim

Ministria ruse e Mbrojtjes: Polonia provon me qëllim
Moskë, 15 nëntor 2022 (MIA) - Ministria ruse e Mbrojtjes u deklarua me rastin e shpërthimit në fshatin polak Przhevodov, me ç'rast jetën e humbën dy persona. "Deklaratat e mediumeve dhe zyrtarëve polakë për gjoja rënien e raketave ruse ndaj fshatit Przhevodov janë provokim i qëllimshëm i kahëzuar drejt eskalimit të mëtejmë. Nuk pati sulme ndaj caqeve në afërsi të kufirit shtetëror mes Ukrainës dhe Polonisë me armë ruse. Rrënojat që i publikuan mediumet polake nga vendi i ngjarjes në Przhevodov nuk ka kurfarë armë ruse", ceket në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Varshava zyrtare ende nuk ka konfirmuar se shpërthimi është shkaktuar nga raketat ruse, por kryeministri polak, Mateush Moravjecki urgjentisht e thirri Komitetin e Këshillit të përzier ministror për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes nacionale. Zëdhënësi i Qeverisë polake, Pjotr Muler nuk e zbuloi shkakun e thirrjes së takimit urgjent. "Ju lutemi, mos publikoni informata të pakonfirmuara, për këtë do të bisedojmë pas takimit", theksoi Muler. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR