Ministria polake e Mbrojtjes me vëmendje e ndjek situatën në kufirin me Bjellorusinë
- Ministria e Mbrojtjes së Polonisë bëri të ditur se me vëmendje e ndjek situatën përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe se është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, transmetojnë mediat britanike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:42, 20 korrik, 2023

Varshavë, 20 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Polonisë bëri të ditur se me vëmendje e ndjek situatën përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe se është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, transmetojnë mediat britanike.
Kumtesë u publikua pasi u bë e qartë se grupi mercenar rus “Vagner” po kryen stërvitje së bashku me armatën bjelloruse në afërsi të kufirit me Poloninë.
“Kufijtë e Polonisë janë të sigurt, e ndjekim situatën përgjatë kufirit tonë lindor dhe jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm në varësi të zhvillimit të situatës”, theksohet në kumtesën e Ministrisë polake.
Foto: Arkivi i MIA-s