• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria për energjetikë është formuar që të ulet korrupsioni, theksojnë nga MEMBM si reagim ndaj dokumentit për politika publike nga IDSC

Ministria për energjetikë është formuar që të ulet korrupsioni, theksojnë nga MEMBM si reagim ndaj dokumentit për politika publike nga IDSC

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - I përshëndesim të gjitha nismat që sjellin përgjegjësi dhe transparencë më të madhe në fushën e energjetikës. Kumtesa e Institutit për Demokraci se duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në fushën e energjisë është një fakt i lënë pas dore prej vitesh. Është sektori i energjisë ku janë kryer krimet më të mëdha, për të cilat Instituti shtetëror për revizion ka paralajmëruar disa herë por pa asnjë sukses.

Këtë e ka kumtuar Ministria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale (MEMBM) me rastin e dokumentit të politikave publike të IDSC, në të cilin theksohet se “rritja e lobimit të jashtëm dhe vendas, konflikti i interesave dhe dobësia njerëzore dhe burimet materiale në Ministrinë e re të energjetikës, minierave dhe burimeve minerale janë pjesë e rreziqeve korruptive të cilave duhet t'i kushtojë vëmendje të veçantë përbërja e re parlamentare”.

"Ministria është formuar për të ulur korrupsionin i cili më parë pikërisht për shkak të mosekzistencës së këtij lloj institucioni për t'u marrë vendimet, procedura pa ligje, por me rregulla dhe vendime të seancave të qeverisë për të cilat publiku dinte shumë pak. Kjo praktikë duhet të marrë fund", thuhet në reagimin e ministrisë.

Nga aty shtojnë se si Ministria do të jetë jashtëzakonisht transparente në çdo procedurë dhe se me një marrëdhënie transparente, me një debat publik për çdo çështje dhe me informim të vazhdueshëm për të gjitha palët e interesuara në sektorin energjetik, mund të rikthehet besimi tek institucionet. .

"Si ministri, edhe pse e sapoformuar, kemi nisur një procedurë për auditim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve që janë në kompetencën tonë dhe pas procedurës do të kërkojmë reagim nga Prokuroria. Për momentin janë duke u rishikuar procedurat për prokurimin publik në të gjitha institucionet që janë zbatuar në kohën e Qeverisë teknike. Një tender në MEPSO prej 900.000 eurosh është anuluar për shkak se kompania që ka aplikuar dhe ka fituar nuk ka kapacitet dhe as burime për ta zbatuar", theksojnë prej atje.

Ata kujtojnë se për garancitë e origjinës së Dekretit kanë bërë harmonizimin me Komunitetin e energjetikës dhe është ngarkuar në ENER ku është publik dhe mund të komentohet.

"Si shtet jemi nën kritika nga Komuniteti i energjetikës për moszbatimin e ndryshimeve në Ligjet për energjetikë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë. Në kuadër të Ministrisë është formuar një grup punues, ku marrin pjesë përfaqësues të MEPSO-së, EMV-së, EVN-së, BERZH-it dhe Bashkësisë së Energjetikës dhe janë duke punuar në ndryshimet ligjore që më pas do t'i prezantohen publikut dhe do të vendosen në diskutim publik. I bëjmë thirrje publikut të ndjekë punën tonë dhe dyert e Ministrisë janë të hapura për sektorin joqeveritar në çdo kohë. Presim mbështetje për punën tonë sepse është në interes të publikut, në interes të shtetit që të ulet në mënyrë drastike korrupsioni në fushën e energjetikës, prandaj është krijuar kjo lloj ministrie", shtojnë nga MEMBM. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR