• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministria libaneze e Shëndetësisë: Dy persona e kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite

Ministria libaneze e Shëndetësisë: Dy persona e kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite

Bejrut, 3 nëntor 2025 (MIA) - Ministria libaneze e Shëndetësisë sot njoftoi se dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor.

Izraeli dje u kërcënua se do të intensifikojë sulmet kundër lëvizjes islamiste Hezbollah.

Edhe krahas marrëveshjes për armëpushim në nëntor 2024, Izraeli vazhdon të sulmojë rregullisht vatrat e Hezbollahut.

SHBA-ja e rrit presionin ndaj autoriteteve libaneze për ta çarmatosur Hezbollahun, i cii po refuzon ta bëjë këtë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR