• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës: Më shumë se 5.000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës: Më shumë se 5.000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite

Gaza, 23 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 5.087 palestinezë, mes tyre 2.055 fëmijë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Në kumtesë shtohet se numri i të lënduarve është rritur në 15.273.

Vetëm në 24 orët e fundit, në sulmet izraelite jetën e kanë humbur 436 palestinezë, nga të cilët 182 fëmijë. Shumica e viktimave janë vrarë në sulmet në pjesën jugore të Rripit të Gazës, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e territorit palestinez të kontrolluar nga grupi "Hamas".

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR