• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë mbështet angazhimet e sindikatave, nga shtatori do të bisedohet më hollësisht për pagat

Ministria e Shëndetësisë mbështet angazhimet e sindikatave, nga shtatori do të bisedohet më hollësisht për pagat

Shkup, 3 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë mbështet angazhimet e sindikatave të mjekësisë për një sistem shëndetësor më të mirë si dhe një shërbim shëndetësor më efikas për pacientët, kumtuan pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç informojnë nga atje, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në takimin e fundit me kryetarin e Sindikatës së Qendrës Klinike, dr. Predrag Serafimovski dhe me dr. Lubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, biseduan për gjendjen aktuale në shëndetësi dhe u përmendën shumë ide lidhur me Qendrën Klinike, specializimet, kushtet më të mira të punës për profesionistët shëndetësorë, zhvillimin e tyre profesional.

"Në takim u ra dakord që nga muaji shtator të mbahet takim pune, në të cilën do të shtjellohen më hollësisht disa çështje aktuale, përfshirë llogaritjen dhe pagesën e pagave në sektorin e shëndetësisë", thonë nga MSH. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR