• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Ministria e Shëndetësisë së Hamasit: Numri i të vdekurve në Gazë ka kaluar 18.000

Ministria e Shëndetësisë së Hamasit: Numri i të vdekurve në Gazë ka kaluar 18.000

Gazë, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot njoftoi se 18.205 persona janë vrarë në bombardimet izraelite në territorin palestinez që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit islamik palestinez më 7 tetor.

“Qeveria e Hamasit, e cila e kontrollon Gazën që nga viti 2007, vlerëson se janë plagosur 49.645 njerëz”, deklaroi zëdhënësi i  Ministrisë Ashraf al Kidra.

Raportet paraprake treguan se shumica e viktimave në Gazë janë gra dhe fëmijë.

Rreth 1.300 persona humbën jetën nga pala izraelite, shumica civilë, gjatë sulmit të ekstremistëve palestinezë, të udhëhequr nga Hamasi, në ditën e parë të luftës, kur rreth 240 pengje u morën në Gazë.

Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë armëpushimit njëjavor në fund të nëntorit në këmbim të grave dhe të miturve nga burgjet izraelite.

Izraeli tha se Hamasi po mban ende 117 pengje dhe eshtrat e 20 personave që vdiqën në robëri ose u vranë në sulmet fillestare.

Mes viktimave izraelite ka 104 ushtarë të cilët humbën jetën që nga fillimi i ofensivës tokësore në Gazë më 27 tetor. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR