• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë: Një raketë ruse ka hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë: Një raketë ruse ka hyrë  në hapësirën ajrore të Moldavisë

Bukuresht, 10 shkurt 2023 (MIA) - Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi sot se sot në mëngjes një raketë ruse e gjuajtur nga një anije afër Krimesë ka hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë para se të godasë Ukrainën.

Distanca më e shkurtër ndërmjet raketës dhe kufirit shtetëror të këtij vendi ka qenë në një moment 35 kilometra, thuhet në komunikatë.

Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë konfirmoi se raketa hyri në hapësirën ajrore të vendit mëngjesin e sotëm, pa specifikuar nëse ishte një raketë ruse e cila sipas autoriteteve ukrainase fluturoi mbi territorin rumun dhe moldav.

Kievi njoftoi më parë se dy raketa ruse fluturuan sot në hapësirën ajrore të Rumanisë dhe Moldavisë përpara se të binin në Ukrainë. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR