Ministria e Mbrojtjes: Forcat ruse të mbrojtjes ajrore gjatë natës rrëzuan 130 dronë ukrainas
- Forcat ruse të mbrojtjes ajrore gjatë natës së kaluar rrëzuan 130 dronë ukrainas mbi territorin rus, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:44, 31 tetor, 2025
Moskë, 31 tetor 2025 (MIA) - Forcat ruse të mbrojtjes ajrore gjatë natës së kaluar rrëzuan 130 dronë ukrainas mbi territorin rus, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
"Mes orës 23:00 sipas kohës së Moskës më 30 tetor dhe orës 8 të mëngjesit më 31 tetor, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan dhe shkatërruan 130 dronë ukrainas me krahë fiske", thuhet në raportin e ministrisë, të transmetuar nga mediat ruse.
Nga të gjitha aeroplanët e lëshuar drejt territorit rus, 31 dronë u rrëzuan në rajonin Kursk, 21 në Voronezh, 14 në Belgorod, dhjetë në Brajansk, nëntë në Orlov, Tambov dhe Tula, gjashtë në Lipeck dhe Jaroslav, pesë në Rostov, katër në Volgograd, tre në Kaluga, dy në Rjazan dhe një mbi territorin e rajonit të Moskës. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s