Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njofton për përforcim të aktiviteteve ushtarake kineze
- Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njofton për rritjen e aktivitetit ushtarak të Kinës gjatë ditës së djeshme, raportuan mediat britanike.
- Post By Sara Ademi
- 09:02, 27 shkurt, 2025

Taipei, 27 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njofton për rritjen e aktivitetit ushtarak të Kinës gjatë ditës së djeshme, raportuan mediat britanike.
Ishulli, që Kina e konsideron si territor të saj, dje kumtoi se ushtria kineze ka krijuar një zonë për "stërvitje të qitjes" në pjesën jugperëndimore të Ngushticës së Tajvanit, në afërsi të qendrave kryesore bregdetare në lagjet Gaosini dhe Pingtun.
Qeveria e Tajvanit menjëherë e dënoi lëvizjen si të rrezikshme, provokative dhe kërcënim për fluturimet dhe transportin, duke shtuar se nuk është njoftuar për stërvitjen.
Pala kineze ende nuk ka dalë me koment për këtë çështje kontestuese.
Në përditësimin e përditshëm të mëngjesit mbi aktivitetet ushtarake kineze gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte identifikuar 45 avionë ushtarakë kinezë dhe 14 anije detare rreth ishullit, duke përfshirë shtatë anije në zonën e deklaruar të stërvitjeve të Kinës, 40 milje detare nga Tajvani.
Në hartën shoqëruese, Ministria tajvaneze tregoi vendndodhjen e zonës së stërvitjes, e cila tha se shtrihej 70 milje detare e gjatë dhe 20 milje detare e gjerë, megjithëse është jashtë ujërave territorial të Tajvanit. sa/
foto: Arkivi i MIA-s