Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Ukraina liroi 90 të burgosur rusë
- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kumtoi se 90 ushtarë rusë sot u liruan nga robëria ukrainase, transmetuan mediat ruse.
- Post By Sara Ademi
- 20:19, 7 mars, 2023

Moskë, 7 mars 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kumtoi se 90 ushtarë rusë sot u liruan nga robëria ukrainase, transmetuan mediat ruse.
"Si rezultat i procesit të negociatave, sot janë kthyer 90 ushtarë rusë nga territori nën kontrollin e regjimit në Kiev, jeta e të cilëve në robëri është vënë në rrezik", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
Avionët e aviacionit transportues-ushtarak do t'i dërgojnë ushtarët e lirë në Moskë për shërim dhe rehabilitim.
Të gjithë personave ushtarak u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike. sa/