Ministria e Financave e SHBA-së në letrën drejtuar Kongresit zbuloi se ishte cak i një sulmi kibernetik
- Ministria amerikane e Financave sot, në letrën drejtuar anëtarëve të Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, kumtoi se në fillim të dhjetorit ka qenë cak i një sulmi kibernetik, por se dokumentet e besueshme nuk ishin rrezikuar.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:38, 31 dhjetor, 2024

Uashington, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria amerikane e Financave sot, në letrën drejtuar anëtarëve të Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, kumtoi se në fillim të dhjetorit ka qenë cak i një sulmi kibernetik, por se dokumentet e besueshme nuk ishin rrezikuar.
Siç ceket në letër, në goditje të sulmuesve ishin disa vende të punës në ministri, për të ishte prëdorur softueri i kompanisë amerikane Bijond trast (BeyondTrust), ndërsa sulmin, "sipas disa indikaciooneve", e ka kryer akteri, "i cili financiarisht mbështetet nga Kina".
"Menjëherë sapo urdhëruesi i shërbimit e alarmoi Minsitrinë e Financave, kontaktuam me Agjencinë për siguri kibernetike dhe siguri tl infrastrukturës dhe bashkëpunuam me organet ekzekutive për konstatim të pasojave nga sulmi", tha zëdhënësi i Ministrisë.
Sipas tij, softueri i kompromituar është mënjanuar "dhe nuk ka dëshmi" të cilat tregojnë se sulmuesi ende ka qasje drejt sistemeve kompjuterike të Ministrisë së Financave.
Siç ceket në letrën drejtuar deputetëve, hakerët arritën ta vjedhin kodin i cili u ka mundësuar qasje drejt softuerit në ministri, si dhe t'i anashkalojnë sistemet e sigurisë dhe qasjen nga larg drejt kompjuterëve të ndryshëm.
Ky është "incident i madh i sigurisë", që krijon obligim që për atë të informohen deputetët, shtohet në letër.
Kjo nuk është hera e parë që SHBA-ja, apo disa nga aleatët e tyre, ta akuzojnë Pekinin se qëndron prapa sulmeve kibernetike.
Ова не е првпат САД, или некои од нивните сојузници, да го обвинат Пекинг дека стои зад кибер нападите.
Pekini i hodhi poshtë këto pohime, duke i konsideruar si "tërësisht të pabaza" dhe i vlerësoi si "shpifëse". ab/
Foto: МIА arkivi