• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë: Për nëntë muaj 14 ligje reformuese

Ministria e Drejtësisë: Për nëntë muaj 14 ligje reformuese

Shkup, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Në vitin 2023 janë miratuar pesë ligje, ndërsa nëntë e kanë kaluar procedurën qeveritare, njoftoi Ministria e Drejtësisë, duke përmbledhur rezultatet e punës së bërë në fushën e legjislacionit.

Ligjet për amnisti për shkelësit e protokolleve të Kovid dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për personat e paevidentuar në evidencën amë janë përgatitur nga Ministria, ndërsa me propozim të saj janë miratuar edhe Ligji për ekspertizën, Ligji për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë dhe Ligji për avokatinë

Nëntë Propozim ligje, propozues i të cilëve është Ministria e Drejtësisë e kanë kaluar procedurën qeveritare.

Siç është theksuar në komunikatë, bëhet fjalë për Propozim ligjin për sportin, Propozim ligjin për falje, Ligjin e propozuar për Zyrën e rimëkëmbjes së pronave, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, Propozimn ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shërbimin prokurorial publik, Propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për shërbimin gjyqësor, Propozim ligjin për avokaturën e shtetit, Ligjin për menaxhimin e pronës së konfiskuar, përfitimit pronësor dhe sendeve të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse dhe Ligjin për drejtësi për fëmijët. mb/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR