• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria britanike e Mbrojtjes: Është e mundur Kremlini në të ardhmen të mos e financojë grupin Vagner

Ministria britanike e Mbrojtjes: Është e mundur Kremlini në të ardhmen të mos e financojë grupin Vagner

Londër, 13 gusht 2023 (MIA) - Ministria britnaike e Mbrojtjes sot kumtoi se është shumë e mundur që Rusia në të ardhmen të mos i financojë aktivitetet e grupit mercenar "Vagner".

Në brifingun e vet ditor, Minsitria thekson se pala ruse ka ndërmarrë aksion kundër disa interesave tët jera afariste të pronarit të grupit "Vagner", Evgenij Prigozhin, pasi që ai e kreu kryengritjen e pasuksesshme kundër armatës ruse në qershor.

"Nëse shteti rus tashmë nuk e paguan grupin 'Vagner', pagues tjetër i mundshëm janë autoritetet në Bjellorusi", qëndron në tekst dhe shtohet se "kjo do t'i shterrë resurset e Bjellorusisë".

Ministria, gjithashtu, thekson se grupi "Vagner" orientohet drejt suspendimeve dhe ristrukturimit në mënyrë që të kursejë në rroga të të punësuarve në kohë të presionit financiar. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR