• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ministri Shaqiri për vizitë në dy shkolla fillore në Komunën e Pllasnicës

Ministri Shaqiri për vizitë në dy shkolla fillore në Komunën e Pllasnicës
Kërçovë, 24 mars 2022 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, jeton Shaqiri sot qëndroi në Komunën e Pllasnicës, ku u takua me kryetarin e komunës, Alija Jaoski dhe drejtorët e dy shkollave fillore "Junuz Emre" në fshatin Lisiçan dhe "Mustafa Kemal-Ataturk" në fshatin Pllasnicë. Drejtori i shkollës në fshatin Lisiçan, Ajnur Bajramovski, theksoi se ana e ministrit Shaqiri mori pajtueshmëri për ndërtimin e rrethojës së re të shkollës dhe furnizim me smart tabela për të gjitha shkollat. "Gjatë takimit të sotëm me ministrin Jeton Shaqiri i cekëm problemet urgjente të cilat duhet të zgjidhen sa më parë. Problemi më i madh që na paraqitet gjatë nivelit të alrtë të lumit Treska është derdhja në oborrin e shkollës, kur i njejti tërësisht vërshohet dhe nxënësit mezi arrijnë në mësim", thotë Bajramovski. Ai sqaroi se rrethoja nga ana e lumit Treska, sipas projektit duhet të jetë e betonit me lartësi prej dy metrave, ndërsa në tre anët e tjera rrethojë e betonit prej 60 centimetrave dhe rrethojë e plastifikuar metali edhe 1,40 metra. "Ministrit ia cekëm edhe mungesën e smart tabelave në shkolla. Shkollës sonë i nevojiten 12 smart tabela të cilat mund të furnizohen për rreth 3000 euro, ndërsa dobia nga to mund të jetë afatgjate dhe shpejtë do të ndjehej në nxënien e materies mësimore", shtoi Bajramovski dhe theksoi se ministri Shaqiri premtoi se do të angazhohet për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtyre problemeve në shkollë, ndërsa prioritet ka vënë në furnizimin me smart tabela. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR