• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiq dha dorëheqje të parevokueshme

Ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiq dha dorëheqje të parevokueshme

Beograd, 7 maj 2023 (MIA) - Ministri i Arsimit të Serbisë, Branko Ruzhiq ia dorëzoi dorëheqjen e parevokueshme kryeministres Ana Bërnabiq, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Në botën e një tragjedie kataklizmike që goditi vendin tonë dhe qytetarët në SHF Vlladisllav Ribnikar, e shfrytëzoj rastin edhe një herë me dhimbje të papërshkrueshme të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për më të dashurit e viktimave, engjëjt e vegjël pushofshin në paqe dhe Zoti na ndihmoftë, kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë", tha Ruzhiq në dorëheqjen e tij.

Pamjet dramatike të ngjarjeve, lotët gjatë shprehjes së ngushëllimeve, theksoi ai, përjetësisht do t'i mbaj si vulë në zemër. 

"Si person përgjegjës, i edukuar, profesionist në kryerjen e detyrave të mia publike, si prind dhe qytetar i Republikës së Serbisë, në bazë të nenit 23 të Ligjit për Qeverinë, kam marrë një vendim të arsyeshëm dhe të ndershëm. Po jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i ministrit të Arsimit në Qeverinë e Republikës së Serbisë", thuhet në dorëheqjen e Ruzhiqit. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR