• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri polak i Mbrojtjes urdhëroi formimin e një grupi ushtarak në kufi me Bjellorusinë

Ministri polak i Mbrojtjes urdhëroi formimin e një grupi ushtarak në kufi me Bjellorusinë

Varshavl, 12 gusht 2023 (MIA) - Ministri polak i Mbrojtjes, Mariush Bllashçak sot në qytetin Jarilovka në lindje të Polonisë deklaroi se në kufi me Bjellorusinë fillon formimi i një grupi të posaçëm ushtarak RENGAV, , në të cilin ushtarët e transferuar nga rajonet qendrore dhe perëndimroe të vendit do të kalojnë trajnim dhe do ë shërbejnë në rast të eskalimit të krizës.

"Nuk ka dyshim se regjimi bjellorus bashkëpunin me Rusinë, ndërsa sulmet në kufirin polak kanë për qëllim ta destabilizojnë vendin tonë. Kufijtë polakë janë të kërcënuar. Edhe mët ej jei dëshmitarë të presionit në kufirin polak, tentimet e emigrantëve ilegal për ta kaluar, ndërkaq për atë i nxitë regjimi bjellorus", tha Bllashçak në bazën e ushtarëve polakë të cilët e ruajnë kufirin me Bjellorusinë.

Roja kufitare polake këtë javë kërkoi ndihmë prej 1.000 ushtarëve, por ministri Bllashçak vendosi të dërgojë madje 10.000 ushtarë në lindje afër kufijve, pej të cilëve 4.000 do ta ruajnë kufirin së bashku me Rojen kufitare, ndërsa 6.000 do të paraqesin pjesën rezervë.

Derisa nuk vendoset rrethoja e lartë 5,5 metra me kamera dhe senzorë, kufirin me Bjellorusinë do ta sigurojnë gjithsej 15.000 pjesëtarë të ushtrisë polake dhe rojes kufitare. ndërsa më vonë një pjesë e ushtarëve do të tëhiqen.

Këtë vit më shumë se 19.000 emigrantë ilegalë tentuan të hyjnë në Poloni përmes kufirit me Bjellorusinë, ndërsa vitin e kalaur, sipas të dhënave të rojes kufitare, kanë qenë 16.000. ab/

Foto: МIА arkivi

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR