• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministri Limani për vizitë në SOS Fshatin e fëmijëve

Ministri Limani për vizitë në SOS Fshatin e fëmijëve

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot vizitoi Fshatin SOS për Fëmijë në Shkup.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, rezultatet e arritura, dhe u dhanë propozime për përmirësimin e shërbimeve që ofron kjo institucion, njoftoi Ministria e Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Fshati SOS për Fëmijë është ofrues i licencuar dhe i autorizuar i shërbimeve, me të cilin Ministria ka nënshkruar një marrëveshje për ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes profesionale për familjet kujdestare përmes Qendrës për Mbështetje të Familjeve Kujdestare. Përveç kësaj, Fshati SOS për Fëmijë është gjithashtu ofrues i licencuar dhe i autorizuar i shërbimit për jetesën me mbështetje për të rinjtë pa prindër dhe pa kujdes prindëror, të vendosur në 4 shtëpi të vogla grupore në lagje të ndryshme të Shkupit, me mbështetje financiare nga Ministria.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e kujdesit dhe rolin e familjeve kujdestare si formë më e afërt me familjen, prej nga buron dhe zhvillimi i duhur i fëmijëve pa prindër ose pa kujdes prindëror.
Ministri Limani shprehu gatishmërinë për ndërtimin e një marrëdhënie partneriteti me Fshatin SOS për Fëmijë në krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe përmirësimin e kujdestarisë, një formë që në vitet e fundit ka shënuar përvoja pozitive.

Drejtoresha Kombëtare e Fshatit SOS për Fëmijë, Julijana Gapo, përshëndeti ristrukturimin e ri të ministrisë, ku tani në fokus janë temat e mbrojtjes sociale dhe të rinjtë. Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të deinstitucionalizimit dhe zbatimit të tij të vazhdueshëm, pasi përgjegjësinë ndaj fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje e kemi të gjithë në shtet.

Ministri Limani shfrytëzoi rastin për të vizituar një familje kujdestare, për t'u njohur dhe për të biseduar me ta për çështjen e kujdesit.

Qendra për Mbështetje të Familjeve Kujdestare e Fshatit SOS për Fëmijë, së bashku me Qendrën për Mbështetje të Familjeve Kujdestare në Shtëpinë e Fëmijëve "11 Tetori" në Shkup dhe Shtëpinë për Foshnje dhe Fëmijë të Vegjël në Manastir, ofrojnë mbështetje për familjet kujdestare në të gjithë territorin e shtetit tonë.

Aktualisht, në shtet kemi gjithsej 369 familje kujdestare, në të cilat janë kujdesur 598 fëmijë. mb/

Foto: Ministria e Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

QËNDRONI TË LIDHUR