• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu për vizitë në Rusi dhe Bjellorusi

Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu për vizitë në Rusi dhe Bjellorusi

Pekin,  14 gusht 2023 (MIA) - Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu sot e ka filluar vizitën gjashtëditore në Rusi dhe Bjellorusi, gjatë së cilës ai do t'i drejtohet Konferencës së Moskës për Siguri Ndërkombëtare dhe do të takohet me liderët e mbrojtjes nga Rusia dhe vende të tjera, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

 Ardhja e Li Shangfu në Moskë konfirmon dëshirën e Kinës dhe Rusisë për t'i harmonizuar politikat e tyre të jashtme në një përpjekje për të minuar rendin botëror liberal-demokratik të udhëhequr nga Perëndimi.

Ministri Li do të vizitojë edhe Bjellorusinë dhe do të zhvillojë takime dhe bisedime me udhëheqësit shtetërorë dhe ushtarakë të vendit dhe do të vizitojë objektet ushtarake, njoftoi Ministria.

Kina pretendon të jetë neutrale në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ka thënë vazhdimisht se nuk do t'i dërgojë armë asnjërës palë në luftë, por ka akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj se po provokojnë Rusinë. Pekini mban marrëdhënie të ngushta ekonomike, diplomatike dhe tregtare me Moskën. qa/ar/

 Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR