• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ministri izraelit: Plani për dëbim të palestinezëve nga Gaza "ende në tavolinë"

Ministri izraelit: Plani për dëbim të palestinezëve nga Gaza

Tel Aviv, 13 maj 2025 (MIA) – Ministri izraelit për Energjetikë, Eli Koen deklaroi mbrëmë se plani i presidentit amerikan Donald Tramp për dislokim të palestinezëve nga Rripi i Gazës “mbetet në tavolinë”.

Duke folur për transmetuesin publik izraelit KAN, Koen tha se plani i ashtuquajtur për “emigrim vullnetar” i propozuar nga Trampi ndiqet edhe më tutje. 

Nga shkurti, Trampi disa herë bën thirrje për “ndërmarrje” të Gazës dhe zhvendosje të popullatës së saj me qëllim që të zhvillohet si destinacion turistik. Plani ishte hedhur poshtë nga bota arabe dhe shumë vende të tjera, të cilat e vlerësojnë si pastrim etnik. 

“Përpjekjet për zbatim të planit vazhdojnë në teren”, tha Koen, pa dhënë më shumë hollësi. 

Ministri deklaroi se po zhvillohen “bisedime të përparuara” me dy vende rreth kësaj çështje, pa i përmendur. Ai, megjithatë, tha se njëra prej tyre është “islamike”. 

“Nuk shoh proces serioz të rikonstruimit të Rripit të Gazës në vitet e ardhshme”, shtoi Koen. “Promovimi i opsionit për emigrim vullnetar u bë nevojë reale e dedikuar nga gjendja momentale në Gazë”. fc/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR