• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri izraelit i punëve të jashtme bëri thirrje për "eliminim të shpejtë" të liderit të ri të Hamasit

Ministri izraelit i punëve të jashtme bëri thirrje për

Tel Aviv, 7 gusht 2024 (MIA) - Ministri izraelit i punëve të jashtme, Izrael Kac, bëri thirrje për "eliminim të shpejtë" të liderit të ri të Hamasit, Jahja Sinvar, i cili e mori funksionin nga udhëheqësi i vrarë Ismail Hania. 

"Emërimi i arkterroristit Jahja Sinvar për lider të ri të Hamasit, i cili do ta zëvendësojë Ismail Hanian, është edhe një arsye që ta eliminojmë shpejtë dhe ta fshijmë këtë organizatë të poshtër nga faqja e tokës", shkroi Kac në rrjetin X, transmetoi Tajms of Izrael.

Komandanti i Hamasit në Rripin e Gazës, Jahja Sinvar, dje ishte emëruar lider politik i këtij grupi militant palestinez, ndërsa ushtria izraelite e kërkon nga fillimi i luftës në enklavë për shkak të planifikimit të sulmeve të 7 tetorit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR