Ministri izraelit i financave: Rripi i Gazës do të shkatërrohet plotësisht, popullatë është zhvendosur
- – Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotriç, deklaroi se Rripi i Gazës do të shkatërrohet plotësisht pas luftës me Hamasin, ndërsa banorët e tij do të zhvendosen.
- Post By Fitore Curri
- 18:27, 6 maj, 2025
Tel Aviv, 6 maj 2025 (MIA) – Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotriç, deklaroi se Rripi i Gazës do të shkatërrohet plotësisht pas luftës me Hamasin, ndërsa banorët e tij do të zhvendosen.
Në konferencën e kolonëve në Bregun Perëndimor, duke u përgjigjur në pyetjen si sipas tij duket fitorja në Gazë, Smotriçi u përgjigj: Gaza – e shkatërruar plotësisht.
Ai shtoi se banorët duhet të koncentrohen në “zonë humanitare” në jugun e fundit të Rripit, në jug të ish vendbanimit izraelit Morag.
Nga aty, sipas tij, popullata palestineze në numër të madh duhet të largohet nga Gaza dhe të zhvendoset në vende të tjera.
Smotriçi deklaroi edhe se “në afat prej gjashtë muaj më nuk do të ketë Hamas në Gazë”.
Qeveria izraelite urdhëroi që armata ta marrë Rripin e Gazës dhe të vendosë okupim afatgjat. Dhjetëra mijëra rezervistë po mobilizohen për ofensivë me përmasa të mëdha.
Sipas burimeve qeveritare, plani përfshin edhe zhvendosje të popullatës palestineze nga veriu drejt jugut.
Autoritetet izraelite thonë se qëllimi është që të shkatërrohet organizata islamike palestineze Hamas dhe të lirohen pengjet të cilët mbahen nga ana e ekstremistëve.
Por, politikanë të ekstremit të djathtë si Smotriçi shkojnë një hap më larg dhe kërkojnë përsëri vendosje të lagjeve izraelite në Gazë, prej të cilave Izraeli u tërhoq para 20 vjetëve. fc/
Foto: Arkivi