• e martë, 12 nëntor 2024

Ministri izraelit Ben-Gvir bëri thirrje për okupim të përhershëm të Rripit të Gazës

Ministri izraelit Ben-Gvir bëri thirrje për okupim të përhershëm të Rripit të Gazës

Tel-Aviv, 11 gusht 2024 (MIA) - Ministri izraelit për siguri nacionale, Itamar Ben-Gvir bëri thirrje për okupim të përhershëm të Rripit të Gazës.

Në rrjetin X, ai e shprehi kundërshtimin e tij ndaj ndërmjetësimit amerikan në negociatat mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas dhe theksoi se Hamasi "duhet të shkatërrohet, deri në dorëzimin e plotë", transmeton Al Xhazira.

Sipas tij, transferi i tërë ndihmës humanitare dhe derivateve duhet të ndërpritet përderisa nuk lirohen të gjitha pengjet që i mban Hamasi, ndërsa autoritetet izraelite dihet "ta inkurajojnë popullimin dhe okupimin e territorit të Rripit të Gazës në mënyrë që Izraeli t'i mbajë përgjithmonë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR