• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri izraelit Ben Gvir kërkoi falje për fyerjen e djalit të tij ndaj presidentit Bajden

Ministri izraelit Ben Gvir kërkoi falje për fyerjen e djalit të tij ndaj presidentit Bajden

 Jerusalem, 6 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Sigurisë së Brendshme të Izraelit, Itamar Ben Gvir, sot ka kërkuar  alje pasi djali i tij  në rrjetin social X është tallur me presidentin amerikan Xho Bajden, duke thënë se vuan nga sëmundja e Alzheimerit.

"Shavuel është djali im dhe unë e dua, por mbrëmë   bëri një gabim serioz me tuitin që   aspak nuk e miratoj fare", ka shkruar Itamar Ben Gvir në X. "SHBA është miku ynë më i madh, ndërsa presidenti Bajdeni është mik i Izraelit", shtoi ministri. 

Nuk ka vend për deklarata "fyese", tha ai. 

 Tetëmbëdhjetë vjeçari Shavuel Ben Gvir mbrëmë publikoi një fotografi të 81-vjeçarit Bajden , duke e shoqëruar me komentin se është "me rëndësi të rritet ndërgjegjësimi" për sëmundjen e Alzheimerit, "e cila është shkaku më i zakonshëm i rënies kognitive dhe demenca tek të moshuarit".

Postimi u fshi më vonë, ndërsa Shavuel u kërkoi falje rreth 2.800 ndjekësve të tij. 

Itamar Ben Gvir është një ministër në qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu - një nga më të orientuarot e djathtët në historinë e Izraelit. Lideri i partisë Fuqia Hebraike   shpesh bën  deklarata skandaloze, ndërsa ndonjëherë edhe tallëse. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR