Ministri indian: Sulmet janë një mesazh për "vendet armike"
- Ministri shtetëror për Punët e Jashtme i Indisë, Kirti Vardan Sing, deklaroi se "i gjithë vendi është i lumtur që jemi hakmarrë" pas sulmeve ajrore në Pakistan.
- Post By Lindita Sulejmani
- 18:23, 7 maj, 2025

Nju Delhi, 7 maj 2025 (MIA) - Ministri shtetëror për Punët e Jashtme i Indisë, Kirti Vardan Sing, deklaroi se "i gjithë vendi është i lumtur që jemi hakmarrë" pas sulmeve ajrore në Pakistan.
"Vendi ynë u është përgjigjur fuqishëm atyre që vranë njerëz të pafajshëm dhe lanë gratë vejusha", tha Sing para gazetarëve, duke iu referuar sulmit vdekjeprurës ndaj turistëve në Pahalgam muajin e kaluar.
India pretendon se ka prova që e lidhin sulmin me terroristët me selinë Pakistan - gjë që Pakistani e mohon kategorikisht.
Sing tha se "vendet armike" duhet t'i marrin sulmet si një mesazh të qartë se India "ka informacione në çdo hap", pasi Pakistani njoftoi se janë goditur gjashtë vende. "Nëse lind nevoja për veprime të ngjashme në të ardhmen, ne do t'i ndërmarrim ato edhe më me vendosmëri", shtoi ai. ls/
Foto: EPA