• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite: Nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Izraelin pa zgjidhje të çështjes palestineze

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite: Nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Izraelin pa zgjidhje të çështjes palestineze

Riad, 22 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, në intervistën e mbrëmshme për Si-En-En theksoi se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Izraelin pa zgjidhje për çështjen palestineze.

Në pyetjen nëse mund të arrihet marrëdhënie normale pa një rrugë drejt një shteti palestinez të besueshëm dhe të pakthyeshëm, princi Fajsal bin Farhan Al Saud deklaroi: Kjo është e vetmja rrugë e drejtë. Për atë arsye, po, sepse na duhet stabilitet, ndërsa stabiliteti do të vijë vetëm përmes zgjidhjes së çështjes palestineze.

Komentet e minstrit të Punëve të Jashtme ishin pjesë e intervistës së incizuar gjatë Forumit ekonomik botëror të mbajtuar në Davos, Zvicër javën e kaluar, e cila u shfaq mbrëmë në Si-En-En/

Deeskalimi i konfliktit në Gazë dhe ndalimi i vdekjeve të civilëve është një fokus kryesor për Arabinë Saudite, vuri në dukje ministri.

"Ajo që ne po shohim është se izraelitët po shkatërrojnë Gazën, popullsinë civile në Gazë," tha ai. “Është krejtësisht e panevojshme, krejtësisht e papranueshme dhe duhet të ndalet”.

Ministria lokale e shëndetësisë e Gazës kumtoi se më shumë se 25.000 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 62.000 janë plagosur në sulmet izraelite në rajon që nga 7 tetori, kur Izraeli u sulmua nga grupi militant palestinez Hamas. ls/

foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR