• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës mori mirënjohjen "Qytetar nderi" nga Komuna e Gostivarit

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës mori mirënjohjen

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ia ka ndarë “Çelësin e qytetit”, ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që si kryetar komune t’i ndaj “Çelësin e qytetit”, ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj. Ky çmim ndahet për persona të cilët ke besim dhe kanë ndikim në shoqëri, kurse biografia e ministrit Mehaj është mbreslënëse, një profesionist i dëshmuar, andaj jam krenar që sot t’ia ndaj këtë çmim”, deklaroi kryetari Arben Taravari.

Ministri Mehaj e falënderoi Taravarin për ftesën dhe mikpritjen duke theksuar “Çelësi i qytetit” e obligon atë që gjithmonë ta ketë në zemër Gostivarin dhe banorët e Gostivarit.

“Falënderoj kryetarin e Komunës së Gostvarit, Arben Taravarin për mikëpritjen për nderimin që ma keni bërë. Kjo më bën mua ta kem gjithmonë në mendje dhe në zemër Gostivarin dhe banorët e tij”, u shpreh ministri Mehaj. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR