• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit paralajmëron se lufta kundër Hamasit mund të zgjasë me muaj

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit paralajmëron se lufta kundër Hamasit mund të zgjasë me muaj

Jerusalem, 23 tetor 2023 (MIA)  -  Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Joav Galant, tha se lufta kundër Hamasit mund të zgjasë "me muaj" dhe se kjo do të jetë përleshja e fundit me grupin militant të Gazës, njoftuan agjencitë e huaja.

Galanti të dielën bisedoi me njësitë të mbledhura për pushtimin e pritshëm tokësor të territorit palestinez, i cili po përgatitet në përgjigje të sulmeve të papritura të Hamasit ndaj Izraelit që nga 7 tetori. 

"Do të zgjasë një muaj, dy muaj, tre muaj dhe në fund nuk do të ketë më Hamas", tha Gllanti në bazën ajrore, vendndodhja e së cilës nuk u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes. 

 "Para se Hamasi të hyjë në kontakt me tanket dhe këmbësorinë tonë, ata do të përballen me predha nga forcat tona ajrore", theksoi ai.

Galanti shtoi se aeroplanët luftarakë izraelitë "e dinë ta bëjnë atë saktësisht dhe vdekjeprurëse" dhe theksoi se "kjo duhet të jetë lufta e fundit në Gazë, për arsye të thjeshtë se nuk do të ketë më Hamas". 

 Izraeli, i cili vazhdimisht e ka theksuar dëshirën e tij për të eliminuar Hamasin nga Gaza, thotë se sulmet e tij ajrore kanë në shënjestër komandantët dhe infrastrukturën e Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë, e cila drejtohet nga Hamasi, të dielën bëri të ditur se më shumë se 4.600 njerëz kanë humbur jetën në sulmet, me të cilëve 1.873 fëmijë. Sulmet e Hamasit përtej kufirit janë më të mëdha që nga krijimi i shtetit të Izraelit, ndërsa në to kanë humbur teën më shumë se 1.400 njerëz. 

Министерството за здравство, кое го води Хамас, во неделата соопшти дека повеќе од 4.600 луѓе загинале во нападите, меѓу кои 1.873 деца. Нападите на Хамас преку границата се најголеми од создавањето на државата Израел, а во нив загинаа повеќе од 1.400 луѓе. паг/

Foto: EPA

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR