• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministri i Mbrojtjes i BeH-së: Vuçiq u dëbua nga SHBA-ja pasi u përpoq të hynte në darkën e Trampit me një identitet të rremë

Ministri i Mbrojtjes i BeH-së: Vuçiq u dëbua nga SHBA-ja pasi u përpoq të hynte në darkën e Trampit me një identitet të rremë

Sarajevë, 5 maj 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë e Hercegovinës, Zukan Helez deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u detyrua të largohej nga SHBA-ja pasi u përpoq të merr pjesë në një darkë donatore të Komitetit kombëtar republikan nën një identitet të rremë. Sipas Helez, Vuçiq, i cili e kishte shpallur udhëtimin e tij si mundësi për t'u takuar me presidentin amerikan, Donald Tramp, ishte "i turpëruar" dhe u kthye menjëherë në Serbi.

"Vuçiq ishte i gatshëm të paguante një shumë të madhe për t'u takuar me Trampin, por në vend të kësaj, puthi dyert e rezidencës së tij në Floridë", tha Helez. Thotë se edhe ai do të ndihej keq nëse do të "përzëhej dhe dëbohej" nga SHBA-ja, ashtu siç ishte rasti me presidentin serb. Helez theksoi se qindra mijëra qytetarë të Serbisë po protestojnë kundër Vuçiqit, duke kërkuar dorëheqjen e tij, gjë që tregon se ai nuk ka mbështetje as në vendin e tij.

Helez, i cili paradokohe bëri një vizitë zyrtare në SHBA-së dhe realizoi takime në Pentagon, tha se vizitat e tij kishin rezultuar në thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për sovranitetin e BeH. Ai akuzoi Vuçiqin se planifikonte të përhapte gënjeshtra në lidhje me përfshirjen e supozuar të boshnjakëve në një sulm terrorist në Nju-Jork, por dështoi ta realizojë planin.

Ajo që Vuçiq inskenoi në lidhje me vizitën e tij në SHBA, mund të bëhej vetëm nga një person i sëmurë mentalisht. Edhe atë pak kredibilitet dhe autoritet që kishte në qarqet ndërkombëtare, nëse edhe e kishte, Vuçiq e humbi. Bota e pa sërish me çfarë manipuluesi ka punë. Në rrethana të tilla, Vuçiq iu kthye asaj që di më së miri, e që është të gënjejë dhe të manipulojë opinionin në Serbi dhe në rajon. Megjithatë, nuk mund t'i mashtrosh të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës. Debakli i Vuçiqit nga vizita e tij në SHBA është objekt talljeje në Serbi dhe rajon, ndërsa së shpejti edhe mbarë botën", konfirmoi Helez.

Informacione të ngjashme më herët publikoi politikani i opozitës serbe, Gjorgje Miketiq, i cili pohon se Vuçiç është regjistruar me emër të rremë, përmes shoqatës së kamionxhinjve, dhe ka blerë një vend në darkën e donatorëve, që ishte e paligjshme dhe u zbulua. rq/bsh/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR