Ministri i Financave i ekstremit të djathtë i Izraelit e hedh poshtë armëpushimin e Libanit dhe bën thirrje për "shkatërrim" të Hezbollahut
- Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotriç, sot e hodhi poshtë propozimin për armëpushim 21 ditorë në Liban dhe bëri thirrje në "shkatërrimin" e grupit të armatosur libanez Hezbollah, njoftuan mediat franceze.

Tel Aviv, 26 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotriç, sot e hodhi poshtë propozimin për armëpushim 21 ditorë në Liban dhe bëri thirrje në "shkatërrimin" e grupit të armatosur libanez Hezbollah, njoftuan mediat franceze.
"Fushata në veri duhet të përfundojë me një rezultat të vetëm: shkatërrimi i Hezbollahut dhe eleminimi i aftësisë për të dëmtuar njerëzit e veriut", tha Smoriç në platformën X, duke shtuar se armëpushimi i propozuar nga SHBA-ja dhe aleatët e saj do t'i japë kohë që Hezbollahu të "riorganizohet". qa/
Foto: Arkivi i MIA-s