• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri i Çështjeve Strategjike i Izraelit: Nuk do të ketë pushtim izraelit të Rripit të Gazës

Ministri i Çështjeve Strategjike i Izraelit: Nuk do të ketë pushtim izraelit të Rripit të Gazës

Jerusalem, 8 nëntor 2023 (MIA)   -   Izraeli nuk do ta pushtojë Rripin e Gazës, deklaroi  ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, në një intervistë për televizionin amerikan MSNBC, transmeton BTA.

Ai theksoi se Izraeli është tërhequr nga Rripi i Gazës para 17 viteve.

Dermeri theksoi se "sapo Hamasi të mos jetë më në pushtet atje dhe pas shkatërrimit të infrastrukturës së tij, Izraeli do të ketë përgjegjësinë e plotë për sigurinë për një periudhë ende të papërcaktuar". 

 I pyetur se si do të organizohet kjo përgjegjësi, Dermeri pranoi se çështja mbetet e hapur, por siguroi se nuk do të bëhet fjalë për pushtim.

Dermeri është një ish-ambasador i Izraelit në SHBA. Ai është i afërt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Fjalët e tij erdhën pas një reagimi nga Uashingtoni se kundërshton për një pushtim të ri afatgjatë të Gazës nga ana e Izraelit. 

"Thënë në përgjithësi, ne nuk e mbështesim pushtimin e sërishëm izraelit të Gazës, si dhe Izraeli", deklaroi dje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel. 

 Ky ishte një reagim ndaj fjalëve të Netanjahut të hënën, i cili atëherë tha se dëshiron që Izraeli ta marrë përgjegjësinë e përgjithshme për sigurinë e këtij territori pas përfundimit të luftës me Hamasin.

"Ne jemi në diskutime aktive me kolegët tanë izraelitë se si duhet të duket Gaza pas konfliktit. Presidenti Xho Bajdeni mbetet në qëndrimin e tij se pushtimi i sërishëm nga ana e forcave izraelite nuk është çështja e duhur", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi. Por, ai shtoi se një gjë mbetet e padiskutueshme, "dhe kjo është se Hamasi nuk mund të jetë pjesë e ekuacionit". 

 Zëdhënësi i Hamasit Abdel Latif al-Kanu reagoi në Telegram ndaj këtyre fjalëve, duke thënë se atë që tha Kirbi për të ardhmen e Gazës pas Hamasit "është një fantazi" dhe shtoi se vetëm populli palestinez do të vendosë se çfarë të bëjë.

Dermeri pranoi se Izraeli do të përballet me vështirësi një ditë pas eliminimit të Hamasit. 

"Kush do ta sundojë me Gazën? Nëse Autoriteti Palestinez  sundon me Gazën për të mirën e qytetarëve të saj dhe pa dashur ta shkatërrojë Izraelin, atëherë mund të bisedojmë për këtë", tha ai, i cituar nga AFP, raportoi BTA. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR