• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme për vizitë në Izrael

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme për vizitë  në Izrael

 Berlin, 31 korrik 2025 (MIA) - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Johan Vadeful sot është për vizitë në Izrael, raportoi DPA.

Pritet që Vadeful të shprehë qëndrimin e qeverisë gjermane për konfliktin në Rripin e Gazës gjatë vizitës së tij dyditore. Ministri gjerman do të takohet me ministrin e Punëve të Jashme të Izraelit Gideon Sar dhe përfaqësues të Autoritetit Palestinez.

 Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi se mënyra se si po zhvillohen bisedimet mund të ndikojë në vendimin e Gjermanisë nëse do të bjerë dakord për sanksione kundër Izraelit për shkak të situatës në Gazë. Merci theksoi se qeveria gjermane e mban të drejtën për të ndërmarrë masa të tilla.

 Pas një takimi të kabinetit të sigurisë së Gjermanisë këtë javë, Merci i kërkoi Izraelit të marrë masa urgjente për të përmirësuar situatën katastrofike humanitare në enklavën palestineze.

 Gjermania, gjithashtu,  po bën thirrje për një armëpushim në Gazë, duke i kërkuar lëvizjes islamiste palestineze Hamas dhe qeverisë izraelite të arrijnë një marrëveshje.

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR