• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri gjerman i Mbrojtjes të hënën për vizitë në Kosovë

Ministri gjerman i Mbrojtjes të hënën për vizitë në Kosovë

Berlin, 2 shkurt 2024 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius të hënën do të vizitojë Kosovën, me ftesë të kolegut të tij, Ejup Maqedonci, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Pistorius vjen në shoqërim të deputetëve të Bundestagut.

Ministrat e Mbrojtjes do të mbajnë mbledhje, e pastaj do të vizitojnë Qendrën ndërkombëtare për kërkime dhe shpëtimit në Pomozotin, në komunën e Fushë Kosovës.

Meqenëse zyrtarisht nuk është konfirmuar, pritet që Pistorius të takohet me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. Para disa ditësh në Berlin, me Pistorius bisedoi edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla-Shvarc. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR