Ministri gjerman i Mbrojtjes shtyn vizitën në Ballkan shkaku i luftës në Gaza
- Për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius ka shtyrë udhëtimin në Ballkan që duhej të fillonte nesër, njoftoi DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 13:22, 22 tetor, 2023

Berlin, 22 tetor 2023 (MIA) - Për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius ka shtyrë udhëtimin në Ballkan që duhej të fillonte nesër, njoftoi DPA.
Pasi nuk është e qartë se si do të zhvillohet situata në Izrael dhe Gaza, Pistorius nuk do të realizojë udhëtimin treditor në Ballkan, siç ishte planifikuar fillimisht, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes.
Ushtria gjermane ka dislokuar forcat e saja në mënyrë që të përgatitet për evakuim të mundshëm ushtarak të shtetasve gjermanë nga Lindja e Mesme.