• e martë, 18 shkurt 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes me kritika të ashpra për nënpresidentin e SHBA-së

Ministri gjerman i Mbrojtjes me kritika të ashpra për nënpresidentin e SHBA-së

Mynih, 14 shkurt 2025 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kritikoi ashpër deklaratat e nënpresidentit amerikan, Xhej Di Vans duke i cilësuar ato “të papranueshme”.

Ai pretendon se Vans e krahasoi demokracinë gjermane me një regjim autoritar. Nënpresidenti amerikan e sulmoi më parë Gjermaninë për, siç theksoi, bastisje kundër qytetarëve të saj që postonin komente antifeministe.

"Kjo nuk është e pranueshme," tha Pistorius. "Kjo nuk demokracia që shoh çdo ditë në parlament. Në demokracinë tonë çdo opinion ka rëndësi, theksoi ministri gjerman. "Por demokracia nuk do të thotë që pakica e zëshme ka automatikisht të drejtë. Ata nuk mund të vendosin se çfarë është e vërtetë.

Pistorius nënvizoi se është krenar që jeton në Evropë, "ku demokracia mbrohet nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm".

Duke iu referuar situatës në Ukrainë, ministri gjerman tha se "një paqe e brishtë që vetëm shtyn luftën nuk është një opsion".

Bisedat për koncesionet e Ukrainës ndaj Rusisë si pjesë e negociatave të mundshme kanë ngritur shqetësime se Konferenca e Sigurisë së Mynihut mund të ketë një skenar të ngjashëm me marrëveshjen e vitit 1938, kur Gjermania e Hitlerit mori një pjesë të Çekosllovakisë në një përpjekje për të shmangur luftën - por Lufta e Dytë Botërore filloi vetëm një vit më vonë, shkruan Skaj njuz. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR