• e martë, 05 nëntor 2024

Ministri egjiptian: Armëpushimi midis Izraelit dhe grupit palestinez para Ramazanit është imperativ

Ministri egjiptian: Armëpushimi midis Izraelit dhe grupit palestinez para Ramazanit është imperativ

Kajro, 1 mars 2024 (MIA) - Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Sameh Shukri sot deklaroi se armëpushimi midis Izraelit dhe grupit palestinez në Gaza duhet të arrijë para muajit të shenjtë të Ramazanit, njoftoi Anadollu.

"Imperativ është që të arrihet armëpushim para Ramazanit për hir të sigurisë së popullit palestinez", deklaroi Shukri për Anadollun gjatë pjesëmarrjes së tij të parë në Forumin diplomatik në Antalia, Turqi.

Ai theksoi se "do të ishte e papranueshme që aktivitetet ushtarake të vazhdojnë" gjatë Ramazanit për shkak të "ndikimit që do të kishte jo vetëm mbi civilët palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor, por edhe në përgjithësi".

Ministri egjiptian përsëriti se vendi i tij kundërshton çdo plan për shpërnguljen e palestinezëve.

Shukri beson se shpërndarja e palestinezëve është një mënyrë për të "likuiduar çështjen palestineze", duke shtuar se "është e papranueshme dhe është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Ai thekson se vendi i tij "do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet" për armëpushim. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR