• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Kameron do ta vizitojë Tiranën

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Kameron do ta vizitojë Tiranën

Tiranë, 19 maj 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron do të zhvillojë një vizitë zyrtare më 22 maj në Tiranë, bën të ditur presidencia shqiptare.

ATSH transmeton se Kameron pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, si edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Edhe mediat britanike kanë publikuar detaje nga vizita e Kameron në Shqipëri, të cilat kanë shkruar se në fokus të këtij takimi do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Sipas ‘The Sun’, Kameron do të njoftojë një plan mes dy qeverive për të për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Kameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve”, shkruan “The Sun”.

 

QËNDRONI TË LIDHUR