• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Vallas nuk pret që të trashëgojë Stoltenbergun në krye të NATO-s

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Vallas nuk pret që të trashëgojë Stoltenbergun në krye të NATO-s

Londër, 22 qershor 2023 (MIA) - Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Vallas tha se nuk pret që ta trashëgojë Jens Stoltenbergun në funksionin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, publikoi revista "Ekonomist".

Mediat britanike transmetojnë se Stoltenberg duhet të japë dorëheqje në shtator pas nëntë vitesh si sekretar i përgjithshëm i Aleancës. Aleanca kërkon trashëgimtar të Stoltenbergut para samitit në mesin e korrikut në Lituani, ndërsa burime të Lituanisë javën e kaluar njoftuan se ai pritet të qëndrojë në funksion edhe një vit.

"Kjo nuk do të ndodh", tha Valas, i cili hapur tha se do të dëshironte ta marrë pozitën, në një intervistë për "Ekonomist", duke shtuar se SHBA dëshiron që Stoltenberg të mbetet.

Artikulli citoi gjithashtu burime të afërta me Vallas të cilët thonë se procesi mbetet i hapur.

Zëdhënës i Vallas nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Rojters për koment. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR