• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Ben Gvir kërcënoi se do ta braktisë Qeverinë izraelite nëse lidhet "marrëveshje e pamatur“ me Hamasin

Ministri Ben Gvir kërcënoi se do ta braktisë Qeverinë izraelite nëse lidhet

Jerusalem, 30 janar 2024 (MIA) - Ministri i ekstremit të djathtë në qeverinë koalicione të Izraelit, në krye me kryeministrin Benjamin Netanjahu, sot është kërcënuar se do ta braktis kabinetin nëse arrihet marrëveshje e pamatur me Hamasin për lirimin e robërve, të cilët i ka mbajtur lëvizja radikale palestineze në Rripin e Gazës.

"Një kontratë e pamenduar është e barabartë me kolaps të Qeverisë", shkroi ministri izraelit për siguri të brendshme Itamar Ben-Gvir, lider i partisë së ekstremit të djathtë "Fuqia hebraike" ("Osma Jehudit", në rrjetin social X.

Në fillim të luftës me Hamasin, më 7 tetor të vitit të kaluar, Fuqia hebraike ka pasur gjashtë mandate nga gjithsej 64 për koalicionin fetar të djathtë të Netanjahut në Kuvendin izraelit - Kneseti, ku ka 120 vende. 

Me shpërthimin e konfiktit në Rripin e Gazës, kryeministri i ka bërë thirrje partisë centriste 12-anëtarëshe për unitet nacional ("Hamahane Hamamlahti") që të formojë Kabinet gjatë luftës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR