• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri belg i Drejtësisë jep dorëheqje

Ministri belg i Drejtësisë jep dorëheqje

Bruksel, 20 tetor 2023 (MIA) - Ministri belg i Drejtësisë, Vinsent Van Kuikenborn ka dhënë dorëheqje, katër ditë pasi një emigrant nga Tunizia i cili jetonte ilegalisht në vend, vrau dy suedezë në Bruksel.

Ai në një konferencë shtypi tha se Tunizia në gusht të vitit të kaluar kërkoi ekstradimin e Abdesalem Lasued por kjo nuk është ndjekur.

"Është një gabim individual, i madh dhe i papranueshëm", ka thënë ai.

QËNDRONI TË LIDHUR