Ministri amerikan i Mbrojtjes të hënën kthehet në punë
- Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin pritet të kthehet në pentagon të hënën pas pothuajse një muaji në spital për shkak të komplikimeve pas operacionit të kancerit të prostatës në dhjetor, kumtuan agjencitë e huaja.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:37, 27 janar, 2024

Uashington, 27 janar 2024 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin pritet të kthehet në pentagon të hënën pas pothuajse një muaji në spital për shkak të komplikimeve pas operacionit të kancerit të prostatës në dhjetor, kumtuan agjencitë e huaja.
Mjekët në spitalin ushtarak "Uolter Rid", ku u prnaua Ostin, informuan se parashikimet për shëndetin e tij janë të shkëlqyeshme, kështu që nuk do t'i nevojitet mjekim shtesë.
Hospitalizimi i Ostinit, prej 1 janarit, mbahej në fshehtësi, për çka madje edhe presidenti Xho Bajden nuk ishte i informuar në pjesën më të madhe të javës së parë të vitit, kur ministri ndodhej për trajtim.
Foto: МIА arkivi