• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministri amerikan i Mbrojtjes e anuloi marrëveshjen e rënë dakord me "trurin" e sulmeve të 11 shtatorit

Ministri amerikan i Mbrojtjes e anuloi marrëveshjen e rënë dakord me

Uashington, 3 gusht 2024 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin mbrëmë e anuloi marrëveshjen e arritur në fillim të kësaj jave me "trurin" e sulmeve të 11 shtatorit 2001, Halid Sheik Mohamed dhe dy bashkëpunëtorë të tij. Ata janë të burgosur në bazën ushtarake amerikane në Guantanamo, Kubë.

Pentagoni njoftoi të mërkurën se të pandehurit Halid Sheik Mohamed, Ualid Muhamad Salih Mubarak bin Atash dhe Mustafa Ahmed Adam al-Hausai kishin arritur një marrëveshje për dënim. Kjo i mundëson pakistanezit Halid të shmangë një gjyq në të cilin ai mund të dënohet me vdekje. Të tre akuzohen për terrorizëm dhe vrasjen e pothuajse 3000 personave gjatë sulmeve në Nju Jork dhe Uashington.

Natën e kaluar, Oustin e liroi Suzan Eskalier, e cila drejton gjykatën ushtarake në Gjirin e Guantanamos, nga kompetencat e saj për të arritur zgjidhje jashtë gjykatës në këtë rast, duke i marrë vetë këto kompetenca.

“Duke ushtruar kompetencat e mia, unë po tërheq tre marrëveshjet paraprake dhe vendimi im hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në deklaratën e Ostin.

Shumë nga kongresmenët nga Partia Republikane, të udhëhequr nga Kryetari i Dhomës përfaqësuese (dhoma e ulët e Parlamentit amerikan) Majk Xhonson dhe lideri i pakicës së republikanëve në Senat - Miç Makonell, kritikuan ashpër marrëveshjen për pranimin e fajësisë me tre terroristët. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR