• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri çek i Punëve të Brendshme: Të shtënat në Pragë nuk kanë lidhje me "terrorizëm"

Ministri çek i Punëve të Brendshme: Të shtënat në Pragë nuk kanë lidhje me

Pragë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Të shtënat në universitetin në qendër të Pragës, në të cilat humbën jetën 15 persona, nuk kanë lidhje me terrorizëm ndërkombëtar, njoftoi qeveria çeke.

"Nuk ka indikacione se ky krim ka ndonjë lidhje me terrorizëm ndërkombëtar", deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Uit Rakusan në konferencë për media për të shtënat në ndërtesën e Universitetit të Karlit.

Më shumë se 15 persona humbën jetën, ndërsa të paktën 24 janë plagosur, sipas të dhënave më të reja, në të shtënat që ndodhën sot në qendër të Pragës. 

Policia e ka identifikuar vrasësin si student i Fakultetit të Arteve në Universitet, ku i ka qëlluar viktimat e tij. Burri ishte gjetur i vdekur në ndërtesën e njëjtë.

Babai i vrasësit është gjetur i vdekur sot herët në mëngjes, njoftoi policia. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR