• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministrat perëndimor për mbrojtje përsëri do të takohen në Gjermani për Ukrainën

Ministrat perëndimor për mbrojtje përsëri do të takohen në Gjermani për Ukrainën

Frankfurt, 9 mars 2024 (MIA) - Anëtarët e Grupit të Kontaktit për ndihmë në mbrojtje të Ukrainës këtë muaj do të takohen sërish në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani për të diskutuar për mbështetjen e Kievit në luftën kundër trupave ruse, bën të ditur DPA.

Me ftesë të sekretarit amerikan të mbrojtjes Lojd Ostin, grupi do të mblidhet më 19 mars në bazën masive amerikane jashtë qytetit jugperëndimor të Kaizerslauternit.

Aleanca e njohur gjithashtu si formati Ramshtajn, përfshin 56 vende dhe ka për qëllim të koordinojë dërgesat e armëve në Ukrainë e cila bazohet në mbështetjen e Perëndimit për të zmbrapsur trupat ruse që sulmuan territorin e saj në shkurt 2022.

Pritet që në takim ministrat dhe shefat e mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse të diskutojnë edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët në sferën e sigurisë.

Grupi i Kontaktit përfshin të gjitha 32 vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Suedinë e cila zyrtarisht iu bashkua paktit Veriatlantik të enjten dhe 24 vende të tjera që kundërshtojnë invazionin rus. Takimi i fundit u mbajt në formatin e një video-konference më 14 shkurt.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR