• e premte, 22 nëntor 2024

Ministrat për Punë të Jashtme të BE-së do të bisedojnë për situatën në Liban

Ministrat për Punë të Jashtme të BE-së do të bisedojnë për situatën në Liban

Bruksel, 30 shtator 2024 (MIA) – Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borel, sot organizon takim joformal të ministrave për Punë të Jashtme të Unionit për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Liban.

Në takim do të shqyrtohet reagimi i BE-së për situatën në Liban.

Sulmet ajrore izraelite në Liban vazhdojnë dhe sot në mëngjes ushtria izraelite sulmoi edhe caqe në zonën Çija, në periferi të Bejrutit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Jashtme të Iranit, Naser Kanani deklaroi se Teherani do t'i përgjigjet të gjitha "aksioneve kriminale" të Izraelit, duke aluduar në vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hasan Nasralla dhe zëvendëskomandantit të Gardës revolucionare të Iranit, gjeneral brigade Abas Nilforushan.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR