• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministrat izraelitë kërkojnë aneksimin e Bregut Perëndimor pas njohjes së shtetit të Palestinës

Ministrat izraelitë kërkojnë aneksimin e Bregut Perëndimor pas njohjes së shtetit të Palestinës

Tel Aviv, 21 shtator 2025 (MIA) – Pas njohjes së shtetit palestinez nga ana e Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir bëri thirrje për aneksim urgjent të Bregut Perëndimor. 

Në një publikim në X, ai kërkoi shpërbërje të plotë të autoritetit palestinez, të cilin e quajti “pushtet terrorist”. 

Ben – Gvir thotë se në takimin e ardhshëm të qeverisë do të propozojë plan për “zgjerim të sovranitetit (izraelit)”. 

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotriç shkroi në X se ka përfunduar koha kur Britania e Madhe dhe vendet e tjera e përcaktonin të ardhmen e Izraelit. 

"Mandati britanik ka mbaruar dhe e vetmja përgjigje ndaj këtij hapi antiizraelit është shpallja e sovranitetit mbi territoret të të parëve të popullit hebre në Jude dhe Samari dhe heqja përgjithmonë e idesë idiote të një shteti palestinez nga rendi i ditës", shkroi Smotriç, duke përdorur emrin hebre për Bregun Perëndimor në Izrael.

Duke iu drejtuar shefit të tij, kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, ai shkroi: “Erdhi koha – është në duart tuaja”. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR