Ministrat e punëve të jashtme të Indisë dhe Afganistanit thonë se Pakistani përfaqëson kërcënim terrorist
- – Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanjam Xhaishankar, deklaroi sot se India dhe Afganistani përballen me kërcënim të njëjtë nga terrorizmi ndërkufitar, duke menduar në kërcënimet nga Pakistani.
- Post By Fitore Curri
- 14:29, 10 tetor, 2025
Nju Delhi, 10 tetor 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanjam Xhaishankar, deklaroi sot se India dhe Afganistani përballen me kërcënim të njëjtë nga terrorizmi ndërkufitar, duke menduar në kërcënimet nga Pakistani.
India dje për herë të parë ishte nikoqire e ministrit të Punëve të Jashtme të qeverisë talibane në Afganistan, Amir Kan Mutaki, pasi grupi e mori pushtetin në Kabul në vitin 2021.
“E ndajmë përkushtimin e njëjtë të rritjes dhe prosperitetit”, tha Xhaishankar dhe shtoi se ai përkushtim “është sjellë në pikëpyetje nga kërcënimi i terrorizmit ndërkufitar, i cili përfaqëson barrë për të dyja vendet tona (Indinë dhe Afganistanin)”.
India e akuzoi Pakistanin për sulmin, të cilin Islamabadi e mohoi.
Xhaishankar gjithashtu paralajmëroi se misioni indian diplomatik në Kabul përsëri do të bëhet ambasadë e plotfuqishme.
India filloi t’i afrohet Afganistanit pasi marrëdhëniet e tij me Pakistanin u përkeqësuan, me qëllim të edhe më shumë të kundërshtojë Islamabadin. fc/
Foto: EPA